Gërvalla për Ditën e Çlirimit: Fitimtarë jemi gjithmonë atëherë kur jemi të bashkuar

Mrekullia e para 23 vjetëve, sipas ministres së jashtme, nuk mund të arrihej pa një sakrificë të jashtëzakonshme të vetë Kosovës, pa mbështetjen e të gjithë shqiptarëve anembanë botës dhe pa ndihmën e pazëvendësueshme të partnerëve tanë ndërkombëtarë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, me rastin e 23-vjetorit të çlirimit të Kosovës, ka përkujtuar të rënët për liri, ushtarët e NATO-s, dhe partnerët ndërkombëtarë të Kosovës që ndaluan gjenocidin dhe spastrimin etnik të shqiptarëve.

Ajo, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se “fitimtarë jemi gjithmonë atëherë kur jemi të bashkuar”.

“Në një ditë si kjo i kujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, ata që luftuan pa u ndalur me përkushtim dhe sakrificë të jashtëzakonshme, të gjithë ata që kontribuan në të gjitha format për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.

Kosova, pas çlirimit

“Në ditën e çlirimit të Kosovës kujtojmë edhe të gjithë ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it, të cilët kontribuan fillimisht në çlirimin e Kosovës dhe më pas në paqen dhe stabilitetin e saj. Nderimi dhe mirënjohja jonë për ata ushtarë, të cilët gjatë këtij misioni fisnik humbën jetën, do të jetë i përjetshëm”, shtoi ajo.

Mrekullia e para 23 vjetëve, sipas ministres së jashtme, nuk mund të arrihej pa një sakrificë të jashtëzakonshme të vetë Kosovës, pa mbështetjen e të gjithë shqiptarëve anembanë botës dhe pa ndihmën e pazëvendësueshme të partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Po ashtu, siç ka theksuar Gërvalla, 12 qershori përkujton se sa i rëndësishëm është zhvillimi dhe forcimi i Kosovës.

23 vjet më parë në Kosovë ishin vendosur 50 mijë ushtarë të NATO-s, duke i dhënë fund luftës në Kosovë.

Trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë pas fushatës 78-ditore ajrore të Aleancës së Veri-Atlantikut kundër caqeve serbe.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

Të fundit nga rubrika