Gërvalla për ish-sekretaren Albright: Ishte ajo që ndërroi rrjedhën e historisë

Në ditën e dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë ka marrë pjesë dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla. Gërvalla është shprehur mirënjohëse për kontributin e ish-Sekretares, Madeleine Albright, gjatë luftës në Kosovë

Ministrja për Punë të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla





Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në ditën e dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili po mbahet në Prishtinë.

Në fjalimin e saj, ministrja Gërvalla është shprehur se roli i ish-Sekretares Madeleine Albright, në Kosovë, është i jashtëzakonshëm dhe shumë i rëndësishëm. Rëndësia e ish- sekretarës Albright në Kosovës, sipas ministres Gërvalla, është e madhe kur bëhet fjalë për ndalimin e luftës në Kosovë.

Tutje, Gërvalla ka theksuar se ish-sekretarja, Madeline Albright, ishte njeriu i parë që ndërroi rrjedhën e historisë së Kosovës dhe shpëtoi mijëra jetë njerëzish.

“Madeleine Albright ishte një prej njerëzve më të rëndësishëm që kishte shteti im Kosova. Albright është për mua njeriu i parë që ndryshoi historinë kur na ndihmoi neve për të mposhtur gjenocidin serb në Kosovë. Ajo shpëtoi mijëra jetë, ajo ishte çelësi për mbarimin e luftës në Kosovë”, është shprehur Gërvalla.

Me iniciativë të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme, të shtunën dhe të dielën, në Prishtinë, po zhvillon punimet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që është organizimi i parë i këtij lloji.

Ky organizim, sipas komunikatës së zyrës së Presidencës, mbështetet nga partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë.





Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika