Gërvalla takohet me homologun irlandez

Në kapacitetin e tij si udhëheqës i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Coveney ka vazhduar takimet me Gërvallën e si pjesë e bisedimeve, hynte edhe rrugëtimi i anatarësimit të Kosovës në BE

Foto nga takimi i Gërvallës dhe homologut të saj

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar me homologun irlandez, Simon Coveney të mërkurën e 22 qershorit.

Përmes një postimi në Facebook, Ministria ka njoftuar se Gërvalla dhe Coveney kanë diskutuar për hapat e radhës së anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, komitet i cili pritet të udhëhiqet nga Coveney, homologu i saj.

“Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, ka vazhduar takimet me diskutime të detajuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Irlandës, në kapacitetin e tij si udhëheqës i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, sa i përket anëtarësimit të Kosovës dhe çështjeve të rëndësishme politike”, thuhet në njoftimin e ministrisë në Twitter.

Irlanda do të kryesojë me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, ku edhe do të merret vendimi për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika