Gërvalla takon kryetarin e Odës Ekonomike izraelite

Në vizitën e parë zyrtare ministrore në Izrael, kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla ka takuar Kryetarin e Odës Ekonomike të Izraelit, Roy Roznek

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, me kryetarin e Odës Ekonomike të Izraelit, Roy Roznek

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në vizitën e parë zyrtare në Izrael, është takuar me kryetarin e Odës Ekonomike të Izraelit, Roy Roznek.

Kjo është bërë e ditur nga vetë kryetari Roznek, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Vizita e parë e Ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz në Izrael. Takimi me krerët e dhomave të tregtisë në Tel Aviv”, ka shkruar ai.

May be an image of 2 people and people standing

Ndryshe, vizitën të cilën e kishte paralajmëruar prej kohësh në Izrael, Gërvalla po e realizon në këtë fundjavë.

Të dielën e tetë majit, ajo ka udhëtuar drejt Jerusalemit, ka thënë për RTV Dukagjinin, shefi i kabinetit të MPJD-së, Sharr Jakupi.

“Ministrja do të ketë shumë takime, duke përfshirë zyrtarë qeveritarë, universitete dhe OJQ”, thuhet në përgjigjen e Jakupit.

Në kuadër të kësaj vizite, ministrja Gërvalla do të takohet me homologun e saj Yair Lapid, me kryetarin e Jerusalemit Moshe Leon, ministrin për Jerusalemin dhe Trashëgiminë Zeev Elkin, kryetarin e Federatës Izraelite të Odës Ekonomike Uriel Lynn dhe një grup mërgimtarësh, të cilët jetojnë në Izrael.

Gjatë kësaj vizite temat kryesore do të jenë avancimi i marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve, zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, thuhej në njoftimin e ministrisë.

May be an image of 2 people, people standing and road

“Me qëllim të thellimit të marrëdhënieve dypalëshe do të nënshkruhen katër marrëveshje të bashkëpunimit, përmes të cilave Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Izraelit do të angazhohen për të promovuar dhe intensifikuar bashkëpunimin në fushën e edukimit, kulturës, bashkëpunimit ekonomik, bujqësisë, ujërave, shkencës, teknologjisë, inovacionit, shëndetësisë dhe fushave të tjera me interes të përbashkët”.

Vizita e ministres Gërvalla në këtë shtet është e para e një ministri të Punëve të Jashtme të Kosovës, që nga njohja e Republikës së Kosovës nga Izraeli.

Ndryshe, Izraeli dhe Kosova kishin vendosur marrëdhënie diplomatike më një shkurt 2021, ndërsa Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem, më 14 mars të po të njëjtit vit.

Hapja e kësaj ambasade rrjedh nga marrëveshja e katër shtatorit të vitit 2020 në Washington.

Ndërkohë, njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli ishte pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Gërvalla, të dielën në Izrael

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika