Gërvalla: Trupi i Faton Hajrizit duhet të kthehet sa më shpejt në Kosovë – kemi folur edhe me ndërkombëtarët

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka kërkuar kthimin sa më të shpejtë të trupit të Faton Hajrizit, i cili u vra nga policia serbe.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka kërkuar kthimin sa më të shpejtë të trupit të Faton Hajrizit, i cili u vra nga policia serbe.

Gërvalla theksoi se të gjitha çështjet lidhur me këtë rast janë adresuar te partnerët ndërkombëtarë.

“Kemi adresuar të gjitha temat edhe tek partnerët ndërkombëtarë sepse së paku trupi i qytetarit tonë do të duhej të kthehej sa më shpejt në Kosovë, do të duhej t’i kthehej familjes”, ka thënë Gërvalla për KlanKosovën.

Ajo shtoi se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd ka kontaktuar institucionet serbe për të siguruar kthimin e trupit dhe se sapo të ketë informacione të sakta, ato do të ndahen me publikun.

“Kemi vështirësi me fqinjët tanë veriorë, të cilët rrallëherë sillen sipas standardeve të njohura ndërkombëtare”, ka shtuar ajo.

Hajrizi u vra nga policia serbe pasi dyshohet se mesnatën e së mërkurës vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër në Lloznicë. Ai ishte arratisur javë më parë nga burgu i Smrekonicës.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika