Gërvalla viziton selinë qendrore të NATO-s në Bruksel

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot ka filluar një vizitë pune në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel. Në këto takime, ajo do të kërkojë përshpejtimin e proceseve integruese euroatlantike deri në anëtarësim të plotë të Kosovës në NATO

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot ka filluar një vizitë pune njëditore në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel.

Gjatë kësaj vizite, Gërvalla do të takohet me personalitete të larta drejtuese të strukturave civile dhe ushtarake në NATO, si dhe me ambasadorët e shteteve aleate në NATO.

“Vizita e Ministres Gërvalla po realizohet në një kohë kur Evropa po kalon nëpër sfida kritike, cenim të vazhdueshëm të paqes dhe sigurisë si dhe influencës malinje në Evropë dhe në rajonin tonë. Në kuadër të takimeve të sotme do të përcjellët mesazhi i vendit tonë si faktor i rëndësishëm dhe kontributdhënës për paqen dhe sigurinë në rajon dhe përtej”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtyre takimeve, ministrja Gërvalla do të kërkojë thellimin e bashkëpunimit dhe përshpejtimin e proceseve integruese euroatlantike deri në anëtarësim të plotë në NATO të Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika