Gërxhaliu: Kosova po rrëshqet në shtet social, Qeveria s’duhet të jetë selektive

Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka ngritur shqetësimin e tij duke thënë se si është e mundur që sektori privat që e mbush buxhetin e shtetit të jetë i ndëshkuar

Safet Gërxhaliu, njohës i çështjeve ekonomike

Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka ngritur shqetësimin duke thënë se si është e mundur që sektori privat që e mbush buxhetin e shtetit të jetë gjithmonë i ndëshkuar.

Duke folur për vendimin e ekzekutivit për ndarjen e 50 eurove për punëtorët e sektorit publik, Gërxhaliu ka thënë se në kohën e krizës nuk duhet të ketë qasje selektive.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Gërxhaliu ka thënë se Kosova dalëngadalë po rrëshqet në një shtet social.

“Me ju thënë të drejtën nuk e kam brengën, orientimin politik të partive politike në Kosovë, a janë të majta apo të djathta, sepse vërtet me atë që po e dëshmon një praktikë, e kanë humbur kuptimin e një definimi të tillë, në rend të dytë kam dronë që në mënyrë graduale shteti po rrëshqet në një shtet social, po brenga më e madhe është definitivisht një qasje antisektor privat”, ka thënë Gërxhaliu.

“Në këtë drejtim duhet të kuptohet që buxheti i konsoliduar sado që të jetë brenda vitit kalendarik, është produkt i përformancës së sektorit privat, dhe qytetarëve të Kosovës dhe si është e mundur ata që e krijojnë buxhetin të jenë gjithmonë të ndëshkuar apo të anashkaluar dhe në anën tjetër të kemi mbështetje për kategoritë tjera të administratës, është kohë inflacioni, është kohë e krizës dhe besoj që institucionet nuk duhet të kenë qasje selektive”, ka thënë tutje Gërxhaliu.

Ish-kryetari i OEK-ut ka pasur kritika edhe për mënyrën se si janë shpërndarë mjetet. Ai ka thënë se me vendime ad-hoc nuk mund t’i shpallet luftë inflacionit e as të minimizohen efektet e krizës në aspektin social.

“Është koha kur duhet vërtet prioritet të jetë zhvillimi ekonomik, është koha kur duhet të punohet me çdo kush të arrihet stabiliteti politik, deri sa Kosova nuk do të ketë stabilitet politik është e pamundur të mendohet për investitorë dhe investime të huaja, prandaj vërtet me hapa të tilla, po me vendime ad-hoc nuk mund t’i shpallet luftë inflacionit, nuk mund të minimizohen efektet e krizës në aspektin social, por duhet definitivisht ta kemi një qasje më ndryshe, një qasje që të gjithë do të jenë të përfshirë, sepse një qasje e tillë fragmentuese shumë më tepër e dëmton rolin dhe qasjen e institucioneve se sa që duartrokitet”, u shpreh Gërxhaliu.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika