Gërxhaliu rrëfen detaje nga rivarrimi i familjes Jashari

Arsim Gërxhaliu, ekspert i mjekësisë ligjore ka rrëfyer përjetimin e “lavdishëm” të kryerjes së autopsisë nga ekspertët ligjor vendor dhe të rivarrosjes së trupave të familjes legjendare të Adem Jasharit në Prekaz.

Gërxhaliu në “Rreth e Rrotull” në Dukagjin tha se për rivarrosjen e tyre ka vendosur familjarët e familjes, Jashari dhe pavarësisht vështirësive të paraqitura rrugës për sigurimin e urdhërit të gjykatës, procedura është kryer me sukses.

Një detaj nga kjo përvojë, Gërxhaliu thotë se trupi i Hamëz Jasharit ka qenë më i dëmtuari dhe se Adem Jashari ka luftuar i plagosur me dy plumba, deri kur e mori plumbin pas veshit të snajperit.

Ai shtoi se në rivarrim ka pasur mungesë ekstrem të kushteve, ku gëlqerja është përdorur si mjet deziinfektues.

” Ditën e parë axha Shaban, pastaj Hamza dhe tani Adem Jashari. 6-7 orë pune me ta. Pjesë kockore nuk kanë qenë të prekura. Ka qena qenë i plagosur me dy plumba në pjesën e abdomenit, I plagosur ka luftuar deri momentin kur ka hy brenda dhe k ambush armën me municion. Dhe kur ka dale jashtë, tek një pjesë e shtëpisë dhe ka luftuar me pjesën serbë ku kanë qenë në pjesën e varrezave. Predha e veshit në pjesën e përparme të fytit ka ardhur nga snajperi, tek fabrika e armëve.

Ka edhe predha metalike edhe pas vdekjes së tyre. Trupi I Hamzës ka qenë më I dëmtuar, sepse komplet pjesa e gjoksit dhe pjesa skajore e brinjve ka qenë e dëmtuar, dhe me gjasë me eksploziv I dëmtuar. Janë vrarë nga eksplozivi I armëve, dhe shumica e goditjeve pas vdekjes së tyre”, shtoi Gërxhaliu.

Gërxhaliu tha se në prurjen e trupave ka pasur edhe persona të tjerë, që nuk kanë ndërlidhje me familjen nga Prekazi.

“Ka pas edhe persona të paidentifikuar, epitafe 6-7 N.N dhe 6-7 persona kanë qenë gabimisht të varrosur. 4 nuk I kanë takuar epopees.  Edhe 3 të tjerë që nuk kanë pasur lidhje me Prekazin”, tha ai.

Ai tha se për proceduren e rivarrimit ka pasur interesim të jashtëzakonshëm të qytetarëve për pjesëmarrje.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika