Gjashtë jetë të humbura nga aksidentet e trafikut për tri javë në Kosovë

Brenda 1 muaji në Kosovë, 6 persona kanë humbur jetën nga aksidentet në trafik. Vetëm gjatë së mërkurës mbrëma 2 të rinj, të moshës 17 dhe 19 vjeçare, në një vetaksident kanë humbur jetën në Vushtrri. Nga eksperti i komunikacionit, kërkohet sa më shpejtë që të themelohet Institucioni i Sigurisë Rrugore, për të ndërmarrë masa preventive

Foto ilustrim





Janë shenjat e një aksident të tmerrshëm. Kjo shihet edhe nga këto mbetjet të veturës që për dy të rinj të Komunës së Vushtrrisë, përfundoi me fatalitet.

Drejtuesi i veturës, i mitur 17 vjeçar, nga hetimet në vendit të ngjarjes është konstatuar se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e veturës, si pasojë e shpejtësisë së madhe, derisa një 19 vjeçari ishte pasagjerë.

Ky i fundit, edhe pas dërgimit në spitalin e Vushtrrisë, nuk arriti t’i mbijetojë lëndimeve të mëdha.

“Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës me ç’rast vetura ka dalur nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë ndërruar jetë, vdekjen e viktimave e ka konstatuar mjeku përgjegjës. Me urdhër të prokurorit  viktimat dërgohen në IML për obduksion”.

Të pikëlluar u panë edhe familjarët e njërës nga viktimat, të cilët nuk pranuan të flasin për televizionin.

Ndërkohë, banorët e fshatrave afër këtij segmenti të autostradës, thonë se vazhdimisht ngasësit e veturave, shpejtësinë e kanë shumë të madhe.

Adem Ademi, Banor

“Përditë ka aksidente, nuk është hera e parë që kanë vdekur në aksidente këtu, këtu është mbytur njeri, pikërisht këtu, atje është gjuajtur në ara”, ka thënë Ademi.

Ai shton se përgjatë autostradës ka një kohë të gjatë që nuk ka parë patrullime të policisë.

“Këta të rinj vozitin shumë shpejtë, sa po mujn… Në autostradë nuk kam parë që rrijnë policët, në këtë udhë po afër shtëpive kemi parë qarkullim të veturave, këtu është edhe një rreth që askush nuk e respekton përshkak se nuk ka plolicë që patrullojnë këtu”, ka theksuar më tej.

Vetëm në muajin e fundit në Kosovë, gjashtë persona kanë humbur jetën në aksidente të trafikut.

Sipas ekspertit të komunikacionit, Nol Dedaj, duhet menjëherë të krijohet Institucioni i Sigurisë Rrugore.

Nol Dedaj, Njohës i Komunikacionit

“Për fatin tonë të keq, institucionet tona publike nuk i kanë themeluar institucionet e sigurisë rrugore, lidhur me hulumtimin në lidhje me elementet dhe faktorëve që i shkaktojnë aksidentet e komunikacionit, pavarësisht se policia është operative dhe punon me programin e vet, nuk janë masat preventive sa i përket aksidenteve”, është shprehur Dedaj.

Në raportin 24 orësh të Policisë të Kosovës, me datë 2 nëntor, kanë ndodhur 32 aksident trafiku  me të lënduar, ndërsa 51 aksident të tjera me dëme materiale.





Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika