Gjashtë milionë familje ukrainase pa energji elektrike

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se afro gjashtë milionë familje ukrainase janë ende pa energji elektrike pas sulmeve me raketa ruse që goditën vendin këtë javë. Energjia është ndërprerë dhe ka zgjatur afro njëzet apo në disa vende më shumë se tridhjetë orë

Ilustrim





Presidenti i Ukrainës ka treguar se gjashtë milionë familje ukrainase janë ende pa energji elektrike, pas sulmeve me raketa që goditën vendin këtë javë.

“Që nga kjo mbrëmje, ndërprerjet e energjisë vazhdojnë në shumicën e rajoneve dhe në Kiev”, ka thënë Volodymyr Zelensky.

Numri i familjeve të prekura është ulur përgjysmë që nga e mërkura, ka shtuar Zelensky.

Por sipas tij miliona njerëz kanë mbetur pa dritë, ujë apo nxehtësi me fillimin e dimrit.

Tutje, Zelensky ka treguar se kryeqyteti dhe rajoni përreth tij janë ndër më të prekurit nga sulmet. Ai ka thënë se shumë banorë në qytet kanë qenë pa energji “për 20 apo më shumë se 30 orë”.

Gjersa, ka theksuar se ndër zonat më të prekura janë rajonet e Odesës, në jug, Lviv në perëndim, si dhe Vinnytsia dhe Dnipropetrovsk që janë më qendrore.

Presidenti Zelensky u ka bërë thirrje të gjithëve që të përdorin pajisjet që përdorin energjinë me kursim, “Nëse nuk keni ndërprerje të energjisë, kjo nuk do të thotë se problemi ka mbaruar. Ju lutem, nëse keni energji elektrike, kjo nuk do të thotë se mund të ndizni disa pajisje elektrike të fuqishme në të njëjtën kohë “, shkruan BBC.

“Duhet të durojmë këtë dimër, një dimër që do ta kujtojnë të gjithë”, ka thënë ai.

Kryeministri Denys Shmyhal ka thënë se pavarësisht sulmeve, pothuajse e gjithë infrastruktura kritike e vendit është rilidhur  duke përfshirë gjëra të tilla si shërbimet e ujit, impiantet e prodhimit të nxehtësisë, spitalet dhe shërbimet e urgjencës.

Por njerëzit e zakonshëm vazhdojnë të përballen me ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike në çdo rajon të Ukrainës, ka theksuar ai.

Ekziston frika se shënjestrimi i infrastrukturës ukrainase nga Rusia, së bashku me borën dhe temperaturat nën zero, mund të shkaktojë një krizë shëndetësore në vend.





Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika