Gjashtë persona janë arrestuar nën dyshimin për vrasje të një 58 vjeçari në Sussex

Ka ndërruar jetë një 58 vjeçar në një park pushimesh në Lydd Road, Camber Sands në Sussex, si pasojë e një grindje me disa persona. Ndërkaq policia ka arrestuar gjashtë prej tyre nën dyshimin për vrasjen e tij

Ilustrim

Një 58 vjeçar është shpallur i vdekur të premten e 5 gushtit, në një park pushimesh në Sussex.

Policia e Sussex, kanë thënë se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në vendngjarje, personi nuk ka arritur të shpëtojë.

Shërbimet e urgjencës kishin thirrur për të raportuar për një grindje në Camber Sands, East Sussex, pak para orës 23:00 të së premtes.

Ndërkaq, policia ka arrestuar gjashtë persona nën dyshimin për vrasje të 58 vjeçarit, i cili ka ndërruar jetë në park, raporton Sky News.

“Policia ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për vrasje pas vdekjes së një burri në një park pushimesh në Lydd Road, Camber Sands, në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës”, ka thënë një zëdhënës i policisë.

Kurse, detektivi Jon Hull ka theksuar se: “Hetimi është në një fazë shumë të hershme, por unë do të doja të siguroja publikun se ky duket të jetë një incident i izoluar pa rrezik më të gjerë dëmtimi”.

“Oficerët tani po punojnë për të përcaktuar rrethanat e plota, ndërsa të afërmit e viktimës janë të mbështetur nga oficerë specialistë.”

“Në mbrëmjen e së premtes 5 gusht një incident i rëndë ndodhi brenda zonës sonë komplekse”.

“Meqë ky është një hetim i drejtpërdrejtë i policisë, ne nuk mund të komentojmë më tej, por ekipi ynë po bën gjithçka që mundet për të ndihmuar hetimet”, ka shtuar një zëdhënës i parkut të pushimeve Camber Sands.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika