Gjashtë persona të vdekur, dalin pamjet e para të “masakrës” në Athinë

Në lagjen Artemis të Athinës në Greqi, ka ndodhur të shtëna armë ku si pasojë kanë mbetur të vrarë të paktën gjashtë persona

Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjashtë persona janë qëlluar për vdekje në qytetin e Athinës, në Greqi.

Brenda dhe jashtë mjetit që duket në foto janë gjetur gjashtë trupa të pajetë, që dyshohet se janë të gjithë të rinj shqiptarë. Dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë janë larjet e hesapeve mes bandave në shtetin fqinj.

Mbi 200 gëzhoja, të dala nga 4-6 armë të ndryshme janë gjetur në vendngjarje, në një rrugicë të Artemidës në Luca.

Grupi hetimor ndodhet në zonë dhe ka nisur hetimin për tragjedinë që tronditi zonën këtë pasdite.

Pesë persë kanë mbetur të vrarë në veturë, derisa një tjetër është gjetur pranë një veture me targa të Gjermanisë.

CNN grek raporton se është përdorur një revole e kalibrit 9 milimetra, derisa forca të shumta të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes./TopChannel

Në vend të ngjarjes ka edhe shumë autoambulanca, e hetuesit janë duke analizuar të gjitha provat për të zbardhur rastin.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika