Gjashtë raste të dhunës në familje brenda një dite, tre burra të arrestuar

Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka raportuar se brenda 24 orësh janë evidentuar gjashtë raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme të vendit.

Në Prishtinë, një burrë është shoqëruar në stacion policor nën dyshimin për dhunë ndaj një gruaje. Rasti po trajtohet në gjendje të lirë me vendim të prokurorit.

Në Klinë, një burrë është arrestuar pas një mosmarrëveshjeje ku dyshohet se ka kryer dhunë ndaj një gruaje. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në Pejë, një burrë është arrestuar nën dyshimin për dhunë ndaj një femre dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Në Deçan, po ashtu një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimave kosovare. Viktimat kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Skenderaj, një mashkull kosovar është arrestuar për dhunë ndaj një gruaje, testi për alkool ka rezultuar pozitiv dhe ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Po ashtu, në Mitrovicë, është raportuar një rast tjetër i dhunës në familje, por i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika