Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orëshin e fundit.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh policor, dy nga rastet janë në Fushë Kosovë dhe nga një rast në Obiliq, Pejë, Kaçanik dhe Mitrovicë, njofton Dukagjini.
Në njërin rasti në Fushë Kosovë dhe në Obiliq janë arrestuar dy të dyshuar që kanë sulmuar baballarët e tyre.
Më poshtë i gjeni rastet e plota të raportuara në Policinë e Kosovës.
Fushë Kosovë 16.01.2026 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij. Viktima ka deklaruar se nuk ka nevojë për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Obiliq 16.01.2026 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht babanë e tij. Si pasojë e dhunës, viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari në konsultim me prokurorin pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Fushë Kosovë 16.01.2026 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte goditur vajzën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Kaçanik 16.01.2026 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj babait, nënës dhe motrës së tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Pejë 15.01.2026 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Mitrovicë 16.01.2026 – 09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është kanosur nga e dyshuara me të cilën është në lidhje dashurie. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet.