Gjashtë të vdekur pas përplasjes së avionëve të Luftës së Dytë Botërore në Dallas

Avionët e tipit B-17 Flying Fortress dhe P-63 Kingcobra janë përplasur gjatë një shfaqjeje ajrore në Dallas, ku kanë mbetur të vdekur gjashtë persona

Foto ilustrim

Gjashtë persona kanë humbur jetën pasi dy avionë historikë ushtarakë janë përplasur gjatë një shfaqjeje ajrore në qytetin amerikan Dallas, të shtunën e 12 nëntorit.

Avionët, një bombardues B-17 Flying Fortress dhe një gjuajtës P-63 Kingcobra, janë përplasur me njëri-tjetrin rreth orës 13:20 me orën lokale.

Ata ishin pjesë e shfaqjes Përkujtimore të Forcave Ajrore “Wings Over Dallas” që po mbahej rreth 10 milje nga qendra e qytetit.

Gjyqtari i Qarkut të Dallas, Clay Jenkins, ka thënë “sipas ekspertit tonë mjekësor të qarkut Dallas, ka gjithsej gjashtë viktima nga incidenti i djeshëm i shfaqjes ajrore “Wings Over Dallas”.

Zyrtarët nuk kanë konfirmuar se sa njerëz ishin në bord gjithsej, por B-17 zakonisht mban një ekuipazh prej katër ose pesë personash, ndërsa Kingcobra ka një pilot të vetëm.

B-17 është përdorur në bombardimet e ditës mbi Gjermaninë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Kingcobra është përdorur kryesisht nga forcat sovjetike gjatë të njëjtit konflikt, raporton Sky News.

Përplasja do të hetohet nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit, me një ekip që pritet të mbërrijë vonë, të dielën e 13 nëntorit.

 

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika