Gjashtë ushqimet më të mira dhe të shëndetshme për trurin

Si çdo pjese tjetër në trup edhe trurit i nevojitet ushqim i shëndetshëm. Truri shpenzon 20-25% të energjisë totale që një njeri harxhon dhe sa më mirë të ushqehet truri aq më mirë punon

Njerëzit mendojnë se truri është një sistem i ndarë nga pjesa tjetër e trupit, por studimet  theksojnë se performanca e trurit është e varur ndjeshëm nga ushqimet.

Disa ushqime kanë aftësinë ta përmirësojnë mprehtësinë e mendjes dhe të

parandalojnë sëmundje të ndryshme neurologjike.

Në këtë artikull do të mësoni më shumë për 6 ushqimet më të shëndetshme për trurin në çdo moshë.

Rukola

Rukola

Studimet tregojnë se njerëzit që hanë një ose dy racione me të gjelbra në ditë kanë aftësitë mendore të dikujt 11 vjet më të ri se ata që nuk konsumojnë barishte dhe perime të gjelbra.

Rukola është një nga barishtet më të mira për trurin, është një barishte me dhunti të shumta për shëndetin e mirë. Ajo përdoret kryesisht në sallata, por edhe mund të gatuhet krahas perimeve të tjera.

Shqiptarët e kanë kultivuar rukolën pas viteve 90’, ndërkohë që vendet e tjera të Mesdheut e kanë kultivuar këtë barishte prej më shumë kohësh. Rukola mund të rritet lehtë dhe është e pranishme gjatë gjithë vitit.

Rukola i përket familjes botanike Cruciferae që përfshin brokolin, lakrën dhe lulelakrën. Rukola është plot me vitamina dhe minerale, saqë është ndër të paktat që mbështet të gjitha sistemet e organizmit.

Përbërësit e saj zgjerojnë enët e gjakut, përmirësojnë furnizimin e trurit me oksigjen, i japin trupit vitaminë A dhe K, rregullojnë hormonet dhe janë të mira për gurët në veshka.

Boronicat

Boronicat

Ky frut pylli është një nga ushqimet më të mira për trurin. Konsumi i boronicave ul rrezikun e Alzheimerit në 53 për qind.

Sipas studimeve, të gjitha frutat e pyllit janë të mira për shëndetin, por boronicat janë më të pasura me flavonoidë. Flavonoidët janë antioksidantë që e mbrojnë trurin nga stresi oksidues. Për më tepër ato forcojnë mjetet e komunikimit të qelizave të trurit.

Boronicat luan rol kyç për shfryrjen e organizmit dhe veçanërisht të barkut, forcojnë kockat, përmirësojnë shikimin, janë të mira kundër kapsllëkut.

Ndër të tjera, është zbuluar se njerëzit mund të përdorin boronicat për të përmirësuar aftësitë e tyre gjatë provimeve apo gjatë ditëve të gjata dhe të vështira në punë.

E verdha e vezës

Vezë

E verdha e vezës përmban vitamina të kompleksit B që përmirësojnë shëndetin e trurit.

Këto vitamina forcojnë kujtesën dhe ndihmojnë qelizat e trurit të komunikojnë në mënyrë më efikase.

Krahas të mirave për trurin, e verdha e vezës përmirëson memorien, lufton mbipeshën dhe është e mirë për gratë shtatzëna.

Vaji i Ullirit

Ullij dhe vaj ulliri

Shkencëtarët konfirmojnë se konsumi i vajit të ullirit ekstra të virgjër mbron aftësitë e kujtueses.

Konsumimi i përditshëm i vajit të ullirit ju ndihmon të menaxhoni peshën tuaj, të kontrolloni sasinë e sheqerit në gjak, të lehtësoni depresonin dhe të mbroheni nga sëmundjet kronike.

Salmoni

Salmon

Ky peshk është i pasur me acidet yndyrore omega-3 që janë thelbësore për shëndetin e trurit.

Këto acide yndyrore pakësojnë inflamacionin dhe stresin oksidues në tru.

Ato gjithashtu kufizojnë tkurrjen e trurit si pasojë e moshës. Salmoni përmban vitamina si fosfor, zink dhe kalium, si dhe grupi i vitaminave B-riboflavin, niacin, tiamin, B6, folat dhe B12.

Salmoni është i mirë për shëndetin kardiovaskular, për riparim të indeve, funksionim të duhur të tiroides, lufton inflamacionin e nyjeve dhe ndërton intelegjencën e fëmijëve.

Arrat

Arra

Edhe arrat konsiderohen të mira pasi përmbajnë acid alfa linoleik, një acid yndyror me bazë bimore.

Ekspertët thonë se njerëzit që konsumojnë rregullisht arra janë më inteligjentë dhe më të mprehtë, pra arrat ndihmojnë në funksionimin më të mirë të trurit.

Arrat krahas të mirave që sjellin për trurin përmbajnë edhe vitamina, ushqejnë flokët, luftojnë kolesterolin, luftojnë diabetin dhe ushqejnë lëkurën.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika