Gjenden mbetjet e të paktën 13 trupave në shtetin Veracruz të Meksikës

Qyteti Veracruz njihet prej kohësh si një qendër për trafikimin e njerëzve dhe të drogës, si dhe aktivitete të tjera kriminale. Testet laboratorike janë duke vazhduar të përcaktojnë numrin e personave të përfshirë në mbetjet e gjetura dhe identitetin e tyre

Veracruz, Meksikë
Veracruz, Meksikë

Eshtrat e të paktën 13 personave janë gjetur të paketuar në ngrirës në disa ndërtesa në Veracruz të Meksikës.

Siç raporton Reuters, testet laboratorike janë duke vazhduar të përcaktojnë numrin e personave të përfshirë dhe identitetin e tyre, tha në një deklaratë prokurori i përgjithshëm i Veracruz.

Veracruz është një shtet i pasur me naftë përgjatë bregut të Gjirit të Meksikës, i cili ka qenë prej kohësh një qendër për trafikun e njerëzve dhe të drogës, si dhe aktivitete të tjera kriminale.

Më shumë se 400 njerëz u vranë në Veracruz gjatë gjysmës së parë të këtij viti, sipas të dhënave të qeverisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika