Gjendet i vdekur në burg bosi turk i kriptomonedhave, Ozer u kap në Shqipëri në 2022

Faruk Fatih Ozer, i njohur si “bosi” turk i kriptomonedhave dhe themelues i bursës së famshme “Thodex”, është gjetur i vdekur në burgun e sigurisë së lartë në Tekirdag të Turqisë. Sipas autoriteteve, 30-vjeçari është gjetur i varur me një çarçaf në banjën e qelisë së tij, ndërsa përpjekjet e stafit mjekësor për ta shpëtuar kanë qenë të pasuksesshme.

Ozer, i cili kishte qenë nën kujdesin e njësisë së mbështetjes psikologjike në burg, u arratis nga Turqia në vitin 2021 dhe u arrestua në Shqipëri më 30 gusht 2022. Ai qëndroi për një kohë në Elbasan, në lagjen “5 Maji”, para se të kapej në një plazh në jug të vendit. Pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Durrës, u ekstradua në Turqi më 20 prill 2023.

Në shtator të vitit 2023, Gjykata e Lartë Penale e Anadollit e dënoi me 11 vjet e 6 muaj burg për “krijim dhe menaxhim të një organizate”, “mashtrim të kualifikuar” dhe “pastrim pasurie”. Megjithatë, Gjykata Rajonale e Stambollit rrëzoi më pas pjesërisht vendimin, duke e liruar nga akuza për krijimin e organizatës kriminale, por duke urdhëruar që të mbetej në paraburgim për akuzat e tjera.

Sipas raportimeve të gazetares turke Ceylan Sever, Ozer ishte i vetëm në një dhomë në Burgun e Tipit F në Tekirdag dhe dyshohet se është vetëvarur pas orës 20:00 të mbrëmjes, gjë që u konstatua gjatë numërimit të mëngjesit. Trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa Zyra e Kryeprokurorit Publik ka hapur një hetim për zbardhjen e rrethanave të vdekjes.

Faruk Fatih Ozer u bë një nga figurat më të kërkuara në Turqi pas skandalit të “Thodex”-it — një bursë kriptovalutash e themeluar në vitin 2017, e cila, sipas hetimeve, mashtronte rreth 400 mijë investitorë. Prokuroria në Stamboll e akuzoi atë për “mashtrim të kualifikuar” pasi platforma u mbyll papritur pas shtatë ditësh bllokimi të tërheqjeve, duke shkaktuar humbje të mëdha financiare për përdoruesit.

Faqja “Thodex” kishte rreth 400 mijë përdorues aktivë, përfshirë afro 390 mijë tregtarë që kryenin transaksione të rregullta me kriptovaluta, përpara se platforma të ndërpriste veprimtarinë dhe Ozer të arratisej nga vendi.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika