Gjendet mjet i pashpërthyer në Mitrovicë, KFOR-i në vendngjarje

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme [ e mërkurë] është gjetur një mjet i pashpërthyer në Mitrovicë. Dhe Njësia për deminim e KFOR-it e ka tërhequr dhe shpërthyer mjetin

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme [ e mërkurë] është gjetur një mjet i pashpërthyer në Mitrovicë. Njësia për deminim e KFOR-it e ka tërhequr dhe shpërthyer mjetin.

Në raportin ditor të PK-së thuhet se mjeti i dyshimtë ka qenë granatë dore.

“Dëshmitari kosovar ka raportuar se derisa ishte duke i kryer disa punime, ka gjetur një mjet të dyshimtë. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësia për deminim e KFOR-i, e cili ka tërhequr mjetin e dyshimtë (granatë dore) duke e shpërthyer në një vend të sigurt pa incidente”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika