Gjendet pa shenja jete një 66-vjeçar në Kuçicë të Skenderajt

Të martën e 27 dhjetorit rreth orës 13:00, është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Kuçicë të Skenderajt. Zyrtari i Policisë për Informim, Avni Zahiti, ka thënë se ende nuk dihen shkaqet e vdekjes

Të martën e 27 dhjetorit rreth orës 13:00, është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Kuçicë të Skenderajt.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka bërë të ditur zyrtari i Policisë për Informim, Avni Zahiti.

Zahiti ka thënë se nuk dihen shkaqet e vdekjes dhe se personi i cili është gjetur pa shenja jete është i moshës 66-vjeçare.

“Sot rreth orës 13:00, është raportuar se në fshatin Kuçicë të Skenderajt është gjetur pa shenja jete viktima i moshës 66-vjeçar. Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Zahiti.

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika