Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se sipas një dështimari, viktima ka qenë duke jetuar vetëm, njofton Dukagjini.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në shtëpinë e tij ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas dëshmitarit viktima ka qenë duke jetuar i vetëm. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.