Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë është gjetur pa shenja jete në rrugën “Abdyl Frashëri” në Lipjan.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të martën teksa hetimet rreth tij tashmë kanë nisur, njofton Dukagjini.
“Rr. Abdyl Frashëri, Lipjan 13.01.2026 – 11:45. Viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë pa shenja jete, në një shtëpi të pa banuar afërsisht 200 metra larg shtëpisë së tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin policor.