Një person është gjetur pa shenja jete në Peja, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Sipas policisë, rasti është raportuar më 15 mars rreth orës 19:13, ku viktima, mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore si dhe prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen”.