Gjendet pa shenja jete një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan

Të martën e 13 dhjetorit, rreth orës 12:40, një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan është gjetur pa shenja jete. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është në pritje të rezultatit të autopsisë





Është gjetur pa shenja jete i burgosuri me incinialet B.E, në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.

Përmes një postimi në Facebook, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur të martën e 13 dhjetorit, rreth orës 12:40.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot rreth orës 12:40 në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, i burgosuri me inicialet B.E është gjetur pa shenja jeta në dhomën e tij.

Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues, atij mjekësor të qendrës dhe emergjecës së qytetit, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur ta kthejnë në jetë”, thuhet në njoftim.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se SHKK ka filluar t’ bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjersa pritet që autopsia të verifikojë shkakun e vdekjes.





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika