Gjendja nga reshjet e shiut në Vushtrri, flet kryetari Idrizi

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se pas reshjeve të dendura të shiut të së shtunës e së dielës, në Vushtrri është formuar ekipi për gatishmërinë emergjente. Ai ka thënë se dëmet kanë qenë vetëm në toka bujqësore dhe nuk ka pasur nevojë të evakuohet asnjë familje dhe "se situata tani për tani është e menaxhueshme"

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi





Pas reshjeve të dendura të shiut, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi të dielën e 20 nëntorit ka marrë vendim për formim të Shtabit për Gatishmërinë Emergjente.

Idrizi në një prononcim për Portalin Dukagjini ka thënë se pas intervenimeve dhe inspektimeve në zonat e prekura nga reshjet e shiut, tani situata është e menaxhueshme dhe nën kontroll.

“Të gjitha rrugët në qytetin e Vushtrrisë janë të kalueshme, asnjë familje nuk është e përmbytur nga reshjet dhe nuk ka pasur nevojë për evakuim, ka pasur dëme në toka bujqësore dhe të mbjella, si Nadakovc, Pestovë e Samadrexhë”, ka deklaruar Idrizi.

Ndër të tjera, ai ka bërë të ditur se është krijuar edhe ekipi emergjent dhe janë lëshuar pesë numra kontaktues për qytetarët në rast se kanë nevojë.

Ai thënë se deri në orën 2 të mëngjesit të së hënës ishin në terren duke inspektuar dhe intervenuar në lokacione të prekura nga reshjet e shiut.

“Tani situata është e menaxhueshme dhe në kontroll pasi kemi qëndruar deri në orët e vona të natës me kompanitë lokale dhe ekipet emergjente duke bërë intervenimin në disa pika, zhbllokimin e disa pikave me qëllim të rrjedhjes së ujit”, ka vijuar ai.

Ai ka thënë se këto dëme do të verifikohen përmes një komisioni dhe do të ndihmohen familjet që kanë pasur dëme në fushat bujqësore.

“Ka mbi 4 muaj që jemi duke pastruar përroskat, kjo ka ndikuar që këtë situatë ta menaxhojmë më lehtë”.

No photo description available.
Postimi i kryetarit të Vushtrrisë, Ferit Idrizi





Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika