Gjendje e rënduar nga vërshimet në Skenderaj, shkollat pësojnë dëme (VIDEO)

Në komunën e Skenderajt gjendja vazhdon të jetë e rënduar si pasojë e vërshimeve, raportohet se disa familje kanë mbetur të bllokuara dhe disa shkollave u janë thyer dyert

Pamje nga vërshimet në Skënderaj, foto: RTV Dukagjini

Gjendja në komunën e Skenderajt duket të jetë e rënduar si pasojë e reshjeve të cilat kanë shkaktuar vërshime, duke bërë që komuna të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe mësimi në këtë komunë të premten të mos mbahet.

Një vendim të tillë ka marrë i pari i komunës Fadil Nura pas gjendjes së rënduar.

Ekipi i terenit i RTV Dukagjinit kanë bërë të ditur se pesë familje kanë mbetur të bllokuara në një pjesë të qytetit, e që të njëjtat po evakuohen.

Ndërsa, siç njoftojnë gazetarët gjimnazi ”Hamëz Jashari” dhe shkolla teknike “Anton Çeta” janë bllokuar nga uji.

Bëhet e ditur se nxënësat janë larguar nga shkolla por shtypja e lart e ujit ka thyer dyert e gjimnazit.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika