Gjenerali i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas njoftimit të Gardës së Ajovas, gjatë vizitës së tyre, drejtuesit e FSK-së patën mundësinë të njihen me aftësitë dhe procedurat e Gardës amerikane, si dhe të shohin nga afër trajnimet që zhvillohen në kampin Dodge, njofton Dukagjini.
Po ashtu kjo vizitë cilësohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave mes FSK-së dhe forcave amerikane.
Ndërsa me përfundimin e kësaj vizite, FSK-ja ka ndarë pamje nga pritja e tij në Gardën Kombëtare të Ajovas ku u prit me duartrokitje të gjata.