Gjeorgjia tërheq ligjin për “agjentët e huaj” pas protestave të dhunshme

Pas disa ditësh protestash të dhunshme në kryeqytet, Qeveria e Gjeorgjisë ka deklaruar se do të tërheqë nga parlamenti projektligjin për kufizimin e mundshëm të lirisë së medias dhe shoqërisë civile

Protesta në Gjeorgji

Pas disa ditë protestash të dhunshme në kryeqytet, Qeveria e Gjeorgjisë njoftoi të enjten se do të tërheqë nga parlamenti projektligjin për kufizimin e mundshëm të lirisë së medias dhe shoqërisë civile.

Partia Ëndrra Gjeorgjiane dhe aleatët e saj përmendën “ndarjet në shoqëri” të shkaktuara nga ligji i propozuar si arsye për tërheqjen.

Projektligji, i cili kërkonte që mediat dhe organizatat joqeveritare që marrin mbi 20% të financimit të tyre nga burime të huaja, të regjistroheshin si “agjentë të ndikimit të huaj”, nxiti protesta masive në Tbilisi, të cilat u shpërndanë me dhunë nga policia.

Anëtarët e Parlamentit Evropian Maria Kaljurand dhe Sven Mikser, të dy figura kyçe në marrëdhëniet me Gjeorgjinë, kritikuan ligjin e propozuar.

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, ishte zotuar se do të vendoste veto ndaj projektligjit.

Kritikët thanë se ky ligj pasqyronte legjislacionin rus që ka kufizuar punën e gazetarëve të pavarur dhe institucioneve demokratike atje.

Ndikimi rus është një çështje e ndjeshme në Gjeorgji. Rusia pushtoi Gjeorgjinë në vitin 2008, pas së cilës Moska njohu Osetinë e Jugut dhe një rajon tjetër, Abkhazinë, si vende të pavarura dhe vendosi mijëra ushtarë të saj në ato zona.

Më shumë se 60 media dhe grupe të shoqërisë civile u zotuan muajin e kaluar se nuk do ta respektojnë këtë ligj, nëse ai do të miratohej.

 

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika