Gjermania mbështet FSK-në me një donacion prej 3 milionë eurosh

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se kanë pranuar një donacion në vlerë prej 3 milionë eurosh nga Gjermania, në kuadër të programit “Enable and Enhance”, me qëllim forcimin e kapaciteteve të Forca e Sigurisë së Kosovës.

Maqedonci u shpreh se ky donacion do të shërbejë për realizimin e pesë projekteve konkrete, njofton Dukagjini.

Sipas tij, fokusi kryesor do të jetë në plotësimin e flotës së transportit ushtarak si dhe në zhvillimin e kapaciteteve të mbështetjes mjekësore.

Tutje, Maqedonci thotë se me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, i cili sot zyrtarizoi këtë donacion, kanë diskutuar për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

“Republika Federale e Gjermanisë përmes programit “Enable and Enhance” po vazhdon të mbështesë zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sot, Ministria e Mbrojtjes ka pranuar një donacion në vlerë prej 3 milionë eurosh nga Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë, i dedikuar për realizimin e pesë projekteve konkrete, me fokus në plotësimin e flotës së transportit ushtarak si dhe në zhvillimin e kapaciteteve të mbështetjes mjekësore. Me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, i cili sot zyrtarizoi këtë donacion, diskutuam gjithashtu për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes” ka shkruar Maqedonci.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika