Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, kërkesë QUINT-it për anëtarësim në KiE

Keshilli i Evropës

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë hapa konkretë për themelimin e Asociacionit, në mënyrë që ta arrijë shumicën e nevojshme të votave për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Nga kjo ambasadë thonë se të gjitha vendet e QUINT-it e kanë këtë kërkesë.

“Kuinti dhe të tjerët kanë theksuar vazhdimisht se Kosova pritet të ndërmarrë hapa të prekshëm për themelimin e ASMM-së në mënyrë që të arrijë shumicën e nevojshme prej dy të tretave në Komitetin e Ministrave që aplikimi për anëtarësim të jetë i suksesshëm”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së Gjermanisë për Dukagjinin.

Sipas kësaj ambasade, hapi fillestar që do të duhej ta merrte Qeveria është dorëzimi i draft-statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.

“Sipas mendimit tonë, një hap i tillë do të ishte dorëzimi i draftstatutit në Gjykatën Kushtetuese. Siç tha ambasadori Rohde në postimin e tij në Twitter pas votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës: “Kosova tani duhet të bëjë punën e rëndë”. Kjo ende nuk ka ndodhur”, thuhet në përgjigje.

Në përgjigjen e ambasadës gjermane theksohet se ”i takon kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të bindin numrin e nevojshëm të shteteve me mjete të tjera, pra duke ndërmarrë hapa të tjerë konkretë drejt krijimit të ASMM-së, të cilën Kosova është zotuar ta themelojë dhe që për këtë arsye është obligim ndërkombëtar”.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika