Gjermania thotë se aleatët do t’ia dërgojnë Ukrainës 3 sisteme HIMARS

Në një njoftim të fundit, ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, bëri të ditur se tre sisteme të tjera raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë, të njohura si HIMARS, do të dërgohen në Ukrainë nga aleatët e saj perëndimorë. Sipas tij, këto sisteme do të vijnë nga stoqet e Forcave të Armatosura të SHBA-së dhe do të paguhen nga Gjermania

Një M142 HIMARS lëshon një raketë drejt Bakhmut më 18 maj 2023, në Donetsk Oblast, Ukrainë.

Tre sisteme të tjera raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë, të njohura si HIMARS, do t’i dërgohen Ukrainës nga aleatët e saj perëndimorë, ka thënë të enjten ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius.

“Ato vijnë nga stoqet e Forcave të Armatosura të SHBA-së dhe do të paguhen nga ne”, ka deklaruar Pistorius pas një takimi me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, në Uashington.

HIMARS është një raketahedhës i vendosur në kamion, i cili mund shkrep raketa të shumëfishta përnjëherë.

Raketat me të cilat furnizohet Ukraina kanë një shtrirje prej 80 kilometrash.

Njoftimi i ministrit gjerman erdhi në të njëjtën ditë kur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij mund t’i ndalojë forcat ruse të përparojnë në lindje, nëse aleatët i rrisin furnizimet me armë.

Rusia ka shënuar fitore të vogla territoriale, por të qëndrueshme, në lindje të Ukrainës, që nga fillimi i këtij viti.

“Ne po bëjmë presion maksimal mbi partnerët tanë për t’i shtuar dërgesat e armëve”, ka deklaruar Zelensky të enjten.

“Nëse ato rriten, ne do të jemi në gjendje t’i ndalojmë [forcat ruse] në lindje”, ka shtuar ai, raporton Radio Evropa e Lirë.

Rusia ka nisur pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Prej atëherë, Perëndimi e ka ndihmuar vazhdimisht me armatim, ndërsa kundër Rusisë ka miratuar disa runde sanksionesh.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika