Gjigandi kinez i teknologjisë Xiaomi nis shitjet e makinave elektrike

Xiaomi gjigandi kinez i teknologjisë po lanson automjetin e tij të parë elektrik

Xiaomi magneti i elektronikës i njohur për telefonat inteligjentë dhe pajisjet inteligjente të shtëpisë, më në fund është gati për një lloj beteje tjetër. Pas vitesh pritjeje, gjigandi kinez i teknologjisë më në fund po lanson automjetin e tij të parë elektrik, sedanin elegant SU7, më 28 mars.

Këtë muaj Xiaomi njoftoi se do të fillojë dërgesat e automjetit të tij të pare elektrik (EV), ky pritet të jetë sulmi i tij i parë në industrinë konkurruese të automobilave.

Çmimi mbetet një pikë kryesore e spekulimeve për SU7. Ndërsa CEO i Xiaomi, Lei Jun la të kuptohet se mund të jetë “pak e shtrenjtë”. Rrjedhjet e industrisë sugjerojnë një çmim fillestar midis 32,600 – 48,500 €.

Ky çmim premium do ta vinte SU7 kundër konkurrentëve të njohur si Tesla Model 3. Është një veprim i guximshëm, pasi Xiaomi duhet të bindë blerësit se teknologjia e premtuar e SU7 dhe përvoja e pandërprerë e përdoruesit justifikojnë koston mes një tregu të ngarkuar dhe të ndjeshëm ndaj çmimeve të automjeteve elektrike.

Prodhuesi i pestë më i madh në Kinë i smartfonëve thotë se ka 59 dyqane në 29 qytete në të gjithë vendin për të marrë porosi.

Ajo vjen pasi një luftë çmimesh intensifikohet midis firmave si BYD dhe Tesla në Kinë, tregu më i madh i makinave në botë.

Në zbulimin e Speed Ultra 7 (SU7) vitin e kaluar, shefi ekzekutiv i Xiaomi, Lei Jun tha se kompania synon të bëhet një nga pesë prodhuesit më të mirë të makinave në botë.

Gjigandi i smartfonëve ka thënë se do të investojë 10 miliardë dollarë (7.8 miliardë £) në biznesin e tij të automjeteve gjatë 10 viteve të ardhshme.

Gjithashtu Lei tha se SU7 ka super motor elektrik i cili është në gjendje të përshpejtojë më shpejt se disa makina si Tesla dhe Porsche EV.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika