Gjimnastja amerikane duhet ta kthejë medaljen e bronztë pas rivlerësimit të garës

Gjimnastja amerikane, Jordan Chiles, duhet të kthejë medaljen e saj të bronztë, të siguruar në Olimpiadën e Parisit, pasi Gjykata e Arbitrazhit për Sport, ka thënë se pikët e saj nuk janë vlerëuar si duhet, ka konfirmuar të dielën Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Komiteti ka thënë të dielën se medaljen e bronztë do t’ia ndajë rumunes Ana Barbosu, pasi Federata Ndërkombëtarë e Gjimnastikës, ka thënë të shtunën se do të respektojë vendimin e gjykatës, dhe do ta rendisë Barbosun në vendin e tretë.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka thënë se do të jetë të kontakt me Komitetin Olimpik dhe Paralimpik të Shteteve të Bashkuara, për kthim mbrapsht të medaljes, dhe do të punojë me Komitetin Olimpik të Rumanisë për të diskutuar ceremoninë e nderimit të Barbosus.

Gjykata e Arbitrazhit për Sport ka thënë se renditja përfundimtare duhet të rregullohet, në mënyrë që Barbosu të jetë e treta, rumunia, Sabrina Maneca-Voinea e katërta, dhe Chiles e pesta./REL

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika