Gjimnazi Cambridge partner i Cambridge International School – Zgjerohet arsimi shkencor në Kosovë

Gjimnazi Cambridge në Prishtinë (KCG), shkollë e cila këtë vit shënoi 26 vjetorin e funksionimit të saj. Fillimisht si shkollë e gjuhëve të huaja, pastaj edhe si shkollë e rregullt e licencuar nga Ministria e Arsimit në Pejë, ndërsa nga viti i kaluar janë edhe në Prishtinë.

Kjo shkollë ka standarde evropiane, dhe synon që nxënësit e saj të pajisen më njohurit më moderne, qofshin në fushën shkencore por edhe ato shoqërore.

Kryetari i Bordit të kësaj shkolle, Besim Beqaj, ka treguar në datën 11 maj kanë përfunduar procesin e akreditimit me Cambridge International School dhe tani janë partnerë zyrtarë me ta.

Sipas tij, nga korriku i këtij viti ata do të fillojnë procesin e bashkëpunimit me Cambridge International School në formë formale. Kjo do të bëjë që shkolla të jetë pjesë e rrjetit më të madh të shkollave ndërkombëtare.

Cambridge International School është në pronësi të Cambridge University dhe Cambridge Press.

Shkolla në fjalë ka filluar përdorimin e literaturës së Cambridge Press për shkollën e mesme që nga viti i kaluar, duke filluar nga klasa e gjashtë deri në klasën e 12-të. Mësimet për lëndët shkencore janë dhënë në gjuhën angleze deri tani.

Siç ka bërë të ditur Beqaj kjo mundësi është e jashtëzakonshme për shkollën, pasi Cambridge Press është një shtëpi botuese e cila i shërben Universitetit të Cambridge dhe tekstet shkollore përgatiten me hulumtime shkencore të thella.

Librat e tyre janë të njohur në nivel ndërkombëtar dhe mund të përshtaten me kurikulën e shkollës në Kosovë.

Po ashtu, ai ka thënë se shkolla në fjalë funksionon me kurikulën e Kosovës dhe ka licencë nga Ministria e Arsimit.

Megjithatë, ata kanë liri akademike për të adaptuar 30% të mësimeve, dhe që nga ky vit kanë filluar të mësojnë tërësisht lëndët shkencore në gjuhën angleze, duke përdorur literaturën e Cambridge Press që nxënësit e tyre marrin.

Beqaj ka theksuar se si rezultat i bashkëpunimit me Cambridge International School, shkolla ofron jo vetëm librat, por gjithashtu materialet e tjera mësimore dhe proceset e trajnimeve. Ata mund të ofrojnë trajnim për arsimtarët dhe të lëshojnë certifikata ndërkombëtare për nxënësit që testohen në nivelin ndërkombëtar.

“Shkolla funksionon në kuadër të sistemit STEM (Science, Technology, Engineering, and Mathematics), ku theksohet se të gjitha dijet e mësuara në teori duhet të zbatohen në praktikë. Shkolla disponon laboratorë për kiminë, fizikën, biologjinë, informatikën, robotikën, muzikën dhe artin”, ka thënë ai, në emisionin FIVE.

Ndërkaq, sipas tij, deri në klasën e pestë, fëmijët mësojnë në gjuhën shqipe, dhe u jepen orë shtesë për të përgatitur për nivelet e mëtutjeshme të shkollës së mesme dhe të lartë në fushën e shkencave.

Këto zhvillime tregojnë se shkolla në fjalë ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të përmirësuar cilësinë e arsimit dhe për të ofruar një mjedis mësimor të avancuar në shkencat e teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, duke u bazuar në metodat dhe resurset e Cambridge International School.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika