Gjini: Çfarëdo vendimi i Kuvendit pas konstituimit do të përfundojë në Kushtetuese

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka paralajmëruar se cfarëdo vendimi që merret pas konstituimit të Kuvendit do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, edhe nëse Kuvendi arrin të zgjedhë kryetarin apo presidentin, këto vendime mund të shpallen të pavlefshme pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.

“Matematikisht ka gjasa që bëhen 80 deputetë që rrinë në sallë. Ama unë po iu tregoj që nuk ka kurrfarë gjasa më as teorike më, që kjo çështje nuk shkon në Gjykatë Kushtetuese. Çfarëdo vendimi që do të marrë ky Kuvend tash është jo kushtetues dhe i jashtëligjshëm. Edhe nëse kanë me zgjedh presidentin, do të shkoj në GJK dhe do të ndodh siç ka ndodh më herët, të shpallet null”, ka deklaruar Gjini në Debat Plus.

Kuvendi ka njoftuar se seanca konstituive do të vazhdojë nesër në orën 11:00, me dy pika të rendit të ditës: zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit.

Seanca po vazhdon pas tejkalimit të afatit kushtetues prej 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit. Ndërkohë, edhe një periudhë tjetër prej 30 ditësh ka kaluar pa përfunduar konstituimi.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika