Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Iran për të marrë nën kontroll uraniumin e pasuruar të vendit, i cili përdoret për karburant bërthamor, por edhe për prodhimin e armëve bërthamore.
“Gjithçka është në tavolinë. Gjithçka”, tha Trump në një intervistë për ABC News.
Ai ka shtuar gjithashtu se udhëheqësi i ri suprem i Iranit do të duhet të ketë miratimin e SHBA-së.
Sipas tij, kushdo që do të pasojë Ali Khamenei “nuk do të zgjasë shumë” nëse nuk merr këtë miratim.
Trump ka theksuar se synimi i tij është që të sigurohet që çështja e programit bërthamor iranian të mos rikthehet çdo dhjetë vjet, raporton BBC.
Ai ka shtuar se do të ishte i gatshëm të miratonte edhe një udhëheqës që mund të ketë lidhje me regjimin e mëparshëm, nëse kjo do të ndihmonte në zgjedhjen e një lideri të përshtatshëm për Iranin.