Gjithçka nga grabitja e armatosur në Suharekë

Të mërkurën rreth orës 15:45 ka ndodhur një grabitje e armatosur në qytetin e Suharekës, ku gjatë aksionit është plagosur një polic dhe një tjetër është lënduar. Në këtë artikull mund t'i gjeni informacionet kyçe rreth kësaj ngjarjeje

Argjendaria e cila është plaçkitur në Suharekë

Të mërkurën mbrëma ka ndodhur një grabitje e armatosur në një argjendari në Suharekë, rreth orës 15:45.

Si pasojë një polic është plagosur dhe një tjetër është lënduar gjatë aksionit.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të rastit, duke njoftuar se me të marrë informatën për një rast grabitje e armatosur, patrulla më e afërt është nisur në atë drejtim, duke mbërritur shumë shpejt në vendin e ngjarjes.

Pamje nga vendi i ngjarjes

“Të dyshuarit ishin të maskuar dhe të armatosur. Posa patrulla policore ka mbërri në vendin e ngjarjes të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, me atë rast një zyrtar policor është plagosur lehtë nga arma e zjarrit, ndërsa një tjetër zyrtar policor është lënduar gjatë aksionit”, thuhet në njoftim.

Policia tutje ka njoftuar se ndërkohë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes edhe përforcime të tjera policore dhe se nga të dhënat e para dyshohet se ishin katër të dyshuar.

“Të dyshuarit janë larguar nga vendi dhe policët iu janë vënë pas, gjatë rrugës të dyshuarit kanë vendosur pengesa të ndryshme dhe kanë arrit që të arratisën”, vijon njoftimi i Policisë së Kosovës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në bashkëpunim edhe me drejtoritë e tjera rajonale thonë se janë angazhuar me tërë kapacitetin e tyre për zbardhjen e rastit, konkretisht, identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

“Ftojmë gjithashtu të gjithë qytetarët që kanë çfarëdo informacioni që mund të na ndihmon në kapjen e kryesve të këtij rasti të kontaktojnë policinë”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Drejtori i Policisë në Prizren, Faton Aliu, ka dhënë detaje shtesë në lidhje me grabitjen e armatosur në Suharekë.

Ai ka bërë të ditur për RTV Dukagjinin se nga ky incident përveç një polici të plagosur, ka mbetur edhe një tjetër i lënduar.

“Grabitësit kanë plagosur një polic. Kanë dëmtuar veturën e Policisë. Kanë arritur të marrin një sasi të arit në argjendari, pronari i lokalit nuk është i lënduar. Në këtë rast ka pasur shkëmbim zjarri në mes Policisë e grabitësve, edhe një polic që ka gjuajtur në drejtim të grabitësve është i lënduar në krah, por jo si pasojë e armës së zjarrit”, ka thënë Aliu.

Lexo dhe: Policia për grabitjen e armatosur në Suharekë: Targat e veturës ishin të vjedhura, një polic u plagos kurse një tjetër u lëndua

Ai ka thënë se të dyshuarit kanë qenë të maskuar, kanë pasur armë të gjata me vete dhe një veturë hiri që rezulton të jetë me targa të vjedhura.

“Janë katër persona të dyshuar që ishin të pajisur me arma të gjata, vetura ngjyrë hiri, me targa 01, që ka rezultuar të jetë e vjedhur diku në Prishtinë. Nuk kemi identitet të tyre ende”, ka vijuar ai.

Pamje nga argjendaria që u plaçkit mbrëmë në Suharekë

Prokurorja në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, Ervehe Gashi, duke ju referuar asaj që i ka thënë pronari i dyqanit, ka njoftuar se malli që këta persona kanë plaçkitur brenda argjendarisë në Suharekë, ka vlerën e afro 250 mijë eurove.

Avokati Florim Shefqeti, në lidhje me grabitjen e armatosur në një argjendari në Suharekë, ku mbeti i plagosur një polic, ka thënë se identifikimi i të dyshuarve mund të bëhet më së lehti përmes identifikimit të automjetit të pronarit.

“Identifikimi i shpejtë mund të bëhet përmes automjetit, ky është çelësi fillestar. Përdorimi i maskave dhe e automjetit janë të planifikuara, prandaj zinxhiri i identifikimit duhet të bëhet nga pronari ose poseduesi i automjetit”, ka thënë Shefqeti.

Lexo dhe: “Grabitjet e armatosura”, avokati Shefqeti: Identifikimi i të dyshuarve mund të bëhet përmes automjetit që kryhet vepra

Shefqeti, në emisionin “FIVE”, ka thënë se këto vepra penale kryhen në mënyrë të koordinuar e të planifikuar dhe zakonisht bëhen kur përfundon orari i zyrtarëve të institucionit që planifikohet të grabitet.

“Ajo që do të doja të thoja, normalisht këto vepra penale kryhen në mënyrë të koordinuar, planifikohet për të qenë më e përshtatshme, ndërrimet e punës të policëve, përfundimi i orarit të zyrtarëve, kur kemi të bëjmë me institucione bankare, pashmangshëm orari paraqet një indikacion”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

“Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me ç'rast ka vizituar ushtarët amerikanë të...

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Të fundit nga rubrika