Gjithçka që dihet deri më tani për rastin tragjik në Kaçanik

Një person kishte mbetur i vdekur dhe një tjetër i plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri, të martën në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik ndërsa, motivet e vrasjes së rëndë nuk dihen akoma

Një 30 vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur të martën rreth orës 14:00 në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.

Lajmin për Portali D e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, i cili ka bërë të ditur se në rast janë përfshirë dy persona.

“Nga informatat e para njëri për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo konfirmuar nga ekipet mjekësore, ndërsa tjetri është transportuar për ndihmë mjekësore ne Ferizaj e më pas është transportuar për QKUK për trajtim te mëtutjeshëm mjekësor”, ka thënë për Portali D, Zëdhënësi i Policisë për regjionin e Ferizajt, Kanun Veseli.

30 vjeçari, H.B. që u vra të martën në Kaçanik jetonte jashtë vendit, derisa të premten kishte ardhur për pushime në Kosovë.

Po ashtu, në këtë ngjarje tragjike, i plagosur ka mbetur edhe vëllai i tij, 32 vjeçari K.B.

Ndërkaq, sipas një raportimi të Betimit për Drejtësi në vitin 2018, 30 vjeçari H.B., më 30 tetor të vitit 2018, ndiqej penalisht nga Prokuroria e Shtetit për veprën penale të detyrimit në tentativë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, konkretisht, Departamenti për Krime të Rënda, kishte njoftuar se motivet e vrasjes së rëndë që ndodhi në Kaçanik nuk dihen ende, ndërsa të dyshuarit gjenden në arrati.

Sipas njoftimit për media nga Policia e Kosovës, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndërsa, personi tjetër i përfshirë në incident i cili ka mbetur i plagosur, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

“Motivet për këtë ngjarje ende nuk dihen dhe të dyshuarit lidhur me këtë rast gjenden në arrati, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘Vrasja e rëndë’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa, personi tjetër i lënduar është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin për media.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka thënë se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe janë duke punuar rreth zbardhjes së rrethanave të ngjarjes.

Ndërsa, Policia e Kosovës ka konfirmuar se personi që ka ndërruar jetë është 30-vjeçari me inicialet H.B., ndërsa i plagosuri është 32-vjeçari me inicialet K.B.

Policia Rajonale e Ferizajt dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti. Policët hetues po grumbullojnë informacione në terren dhe janë në kërkim të të dyshuarve të kësaj ngjarje.

Prokuroria me njoftim për vrasjen në Kaçanik

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika