Gjoni Palokaj gati për sfidën vendimtare më 17 janar në OKTAGON MMA

Luftëtari shqiptar Gjoni Palokaj vazhdon ngjitjen e fuqishme në OKTAGON MMA dhe tashmë ndodhet përballë një prej dueleve më të rëndësishme të karrierës.

Më 17 janar 2026, në PSD Bank Dome në Düsseldorf, ai do të përballet me britanikun James Hendin në peshën featherweight, përpara rreth 20 mijë shikuesve, njofton Dukagjini.

Palokaj, me prejardhje nga Velezha i Prizrenit dhe i rritur në Gjermani, është aktualisht i renditur i gjashti në divizion, ndërsa Hendin mban pozitën e shtatë. Kjo përballje shihet si vendimtare për hyrjen në Top 5 të kategorisë dhe për një hap të madh drejt majës së organizatës.

Me bilanc prej 13 fitoresh dhe 3 humbjesh, si dhe një seri prej 7 fitoresh radhazi, Palokaj po konfirmohet si një nga luftëtarët më të rrezikshëm të OKTAGON, falë stilit agresiv dhe aftësisë për t’i përfunduar ndeshjet para kohe.

Sfida e 17 janarit pritet të jetë test i madh për shqiptarin, i cili synon të vazhdojë ngjitjen në OKTAGON dhe t’i afrohet ëndrrës për të garuar një ditë në UFC.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika