“Gjuajtjet me armë në kryeqytet”, Smakiqi: Duhen masa preventive nga qeveria

Avokati, Xhevdet Smakiqi në emisionin “Rreth e Rrotull”, sa i përket ngjarjeve të fundit në lagjen “Aktash”, në Prishtinë ka thënë se duhet të mirren masa preventive nga qeveria, e mbajtjen e armëve pa leje, e quan shqetësuese

Avokati, Xhevdet Smakiqi, i ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull”

Mbrëmja e së dielës këtë javë përfundoi në mënyrë tragjike, pas një përleshjeje në lagjen “Aktash”, në Prishtinë mbeti i vrarë një person, e pesë të tjerë të plagosur.

E dy ditë më pas, në po të njëjtën lagje, pati të shtëna me armë zjarri, ku një punëtor i një picerie u sulmua nga një person tjetër, nën kërcënim të armës.

Avokati, Xhevdet Smakiqi, i ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull”, ka folur më shumë rreth asaj se çka po ndodh në shoqërinë tonë.

Smakiqi thotë se debat në shoqërinë tonë është se pse po kryhen ato vepra penale dhe nuk po parandalohen.

Ai thotë se për këtë duhet të ketë masa preventive nga ana e qeverisë.

“Sa i përket Prokurorisë dhe gjykatave ato veprojnë vetëm kur shkaktohet pasoja, sepse në fushën penale nuk mund ta akuzoni apo arrestoni askënd për mendimet që i ka ai, prandaj edhe ngjarjet në Aktash, pra të ndara, krimi apo vrasjet mund të parandalohen me masa edukative, por edhe preventive nga ana e ekzekutivit, me një planifikim të sigurisë në lagje, në kryeqytet e në shtet,” deklaroi Smakiqi.

Teksa shton se nuk mund të akuzohen organet e drejtësisë, ku sipas tij qeveria ndonjëherë e pretendon.

“Nuk mund ta akuzojë siç pretendon ndonjëherë qeveria që organet e drejtësisë janë fajtore, sëepse prokuroria dhe gjykata veprojnë kur shkaktohen pasojat, ndërsa politikat tjera të sigurisë dhe edukimit të shoqërisë janë  veprime që nuk i takojnë organeve të drejtësisë. Sa i përket sigurisë publike në përgjithësi, mbajtjet e armëve të gjata pa leje, është dukuri shqetësuese” shtoi Smakiqi./Dukagjini

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika