Gjukanoviq fton në takim Abazoviqin për të diskutuar, pasi ia hoqi mbështetjen qeverisë së tij

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq e ka ftuar në një takim konsultues kryeministrin Dritan Abazoviq, pak ditë pasi ia tërhoqi mbështetjen qeverisë së tij

Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq bashkë me kryeministrin Dritan Abazoviq

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq e ka ftuar në takim kryeministrin e këtij shteti Dritan Abazoviq, për të diskutuar në lidhje me miratimin e marrëveshjes së Qeverisë me Kishën ortodokse serbe.

Sipas raportimeve të “Vijesti”, Gjukanoviq i ka thënë Abazoviqit, se marrëveshja e miratuar mund të jetë e pranueshme vetëm nëse ajo legjitimohet edhe nga Gjykata Kushtetuese dhe legjislacioni në fuqi i Malit të Zi.

Burimet e gazetës “Vijesti” në Qeverinë e Malit të Zi, thonë se marrëveshja me Kishën ortodokse serbe mund të kthehet prapë në votim nëse ka argumente se ajo bie ndesh me ligjet e Gjykatës Kushtetuese.

Ditë më parë, kryeministri i Malit të Zi, Abazoviq, kishte thënë se është i gatshëm të japë dorëheqje, për shkak të situatës politike të krijuar atje. Këtë deklaratë i pari i qeverisë e kishte dhënë pasi presidenti Milo Gjukanoviq kishte thënë se partia e tij nuk do ta mbështesë qeverinë.

Ky vendim i Gjukanoviq-it ka ardhur pasi qeveria e Malit të Zi ka miratuar draft-kontratën me Kishën Ortodokse Serbe, gjë për të cilën kjo qeveri nuk ka mandat dhe pajtueshmëri të plotë politike.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika