Gjukanoviq për sulmin në Cetinë: I bëj thirrje Qeverisë të shpallë ditë zie në vend

Presidenti malazez, Millo Gjukanoviq në lidhje me tragjedinë në Cetinë ku mbetën të vdekur 11 persona, të cilët i ka goditur me armë zjarri një 34-vjeçar ka thënë "duhet të solidarizohemi me familjarët e viktimave në këto momente të vështira"

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka reaguar në lidhje me sulmin masiv në Cetinë që duke thënë se është tronditur nga kjo tragjedi e tmerrshme.

Ai ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre.

“Të gjithë ne si shoqëri duhet të solidarizohemi me ta në këto momente të vështira”, ka shkruar Gjukanoviq në Twitter.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë që të shpallë ditë zite në Mal të Zi për këtë tragjedi dhe se është një ngjarje e paharruar që prekë gjithë Malin e Zi.

Ndërkaq, të premten e 12 gushtit në Cetinë të Malit të Zi, 11 persona kanë mbetur të vdekur nga një 34-vjeçar që qëlloi me armë në drejtim të tyre.

Sulmuesi pas kësaj ngjarjeje është vrarë nga policia, siç raporton media malazeze, Vijesti.

Të shtëna me armë në Cetinë, më shumë se dhjetë persona të vrarë

Ndërkaq për këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili ka thënë se Mali i Zi nuk mban mend të ketë ndodhur një tragjedi sikurse kjo.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika