Gjuroviq për çështjen e zgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese: Është prioritet i kuvendit për seancën e 22 nëntorit

Gjykata Kushtetues e Malit të Zi duhet të zhbllokohet në seancën e 22 nëntorit, sipas të parës së Kuvendit malazez, Danijela Gjuroviq-it 

Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq

“Të gjitha subjektet mbetën në qëndrimet e tyre. Unë shoh se ka vullnet për të biseduar, pres që në takimin e ardhshëm të dalim me propozime dhe zgjidhje konkrete”, ka deklaruar Gjuroviq.

Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, ka folur për çështjen e zgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ku ka thënë se është është prioritet i Kuvendit, që kjo çështje të zgjidhet në seancën e 22 nëntorit të vitit 2022.

“Çështja e Gjykatës Kushtetuese është prioritet, duhet ta zgjidhim më 22 nëntor. Duhet të biem dakord edhe për çështjen e legjislacionit zgjedhor dhe Këshillit Gjyqësor”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, duhet të diskutohet data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

“Pres që Gjykata Kushtetuese të zhbllokohet më 22 nëntor. Para kësaj, do të thirret seanca e re e dialogut politik”, ka shtuar Gjuroviq.

Gjuroviq tha se zyrtarët e DF-së u larguan nga takimi dhe se “nuk ishte momenti të përcaktohemi sipas kërkesave të dikujt”.

Ndërsa, Gjuroviq kishte organziuar një takim për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në formatin e liderëve partiakë, por nga i cili, u larguan Andrija Mandiq (DF), Milan Knezheviq (DF), Nebojsha Medojeviq (DF), Maksim Vuçiniq (Partia e Punës), Marko Milaçiq (E vërtetë Mali i Zi) dhe Goran Danilović (Mali i Zi i Bashkuar) raporton Vjesti transmeton Portali Dukagjini.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika