Gjykata e dënon me tri vite burgim të akuzuarin për falsifikim të parasë

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit R.Z për veprën penale “Falsifikimi i parasë”

Gjykata Themelore Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me tri vite burgim personin me inicialet R.Z., pasi i njëjti dyshohet për veprën penale “falsifikim i parasë”.

Personi është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim prej tre vjetësh, të cilin dënim i akuzuari do ta mbajë pasi aktgjykimi të merr formën e prerë.

Ndër të tjera, në njoftim thuhet se personi në fjalë është recidivist i disa veprave penale.

“Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit R.Z për veprën penale Falsifikimi i parasë nga neni 296 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.I akuzuari R.Z  është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite, të cilin dënim i akuzuari do ta mbajë pasi aktgjykimi do ta merr formën e prerë.  I akuzuari R.Z është recidivist i disa veprave tjera penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Tutje, njoftohet se personi ka qenë në dijeni se monedha ishte e falsifikuar por të njëjtën ka tentuar ta vendos në qarkullim.

“Më datë 11.01.2021 rreth orës 20:55 në Lipjan, në pompen e derivateve “Luma Petrol”, gjatë kontrollimit të veturës së të akuzuarit R.Z nga ana e Policisë së Kosovës, është gjetur kartëmonedha në vlerë prej 500 euro, e cila ka qenë e falsifikuar,  e cila ishte vërtëtuar nga raporti i Forenzikës së Kosovës. I akuzuari kishte qenë në dijeni se monedha ishte e falsifikuar, por të njëjtën kishte tentuar ta fus në qarkullim. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika