Gjykata refuzon kërkesën e prokurorisë për paraburgim, lirohet personi që sulmoi Rrahman Jasharin

Avokati Tom Gashi ka njoftuar se gjykata ka refuzuar kërkesën për paraburgim ndaj personit që ka sulmuar kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharin

Avokati Tomë Gashi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka njoftuar se propozimi i prokurorit Blerim Igrishta për caktim të paraburgimit ndaj personit që e ka sulmuar kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jashari, është refuzuar.

“Propozimi i prokurorit Blerim Igrishta për caktim te paraburgimit refuzohet”, ka njoftuar Tomë Gashi.

Në postimin e tij, Gashi ka pyetur se si mund të arsyetohet ndalimi i kientit të tij për 48 orë me vendim të prokurorit.

Postimi i Tom Gashit në Facebook

“Po si mundet  të arsyetohet ndalimi i gjyshit me vendim te prokurorit per 48 orë”, ka shkruar Toma.

Ndërsa, para disa ditësh në mbledhjen e mbajtur mes mësimdhënësve të shkollës fillore “Ismajl Qemali” në Prishtinë dhe përfaqësueseve të Sindikatës se Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), një prind (gjysh) që ishte prezent në mbledhje, në fund të saj, ka sulmuar fizikisht kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jashari.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika