Gjykata Kushtetuese rrëzon vendimet e Kuvendit për miratimin e 12 ligjeve në dhjetor 2024

Gjykata Kushtetuese nxori aktgjykim me të cilin shfuqizoi vendimet e Kuvendit të Kosovës për miratimin e 12 ligjeve në seancat e 5 Dhjetorit 2024, ndërkaq i konstatoi si të rregullta procedurat e ndjekurat për miratimin e tre ligjeve tjera. Sipas gjykatës, vendimet për miratimin e 12 ligjeve ishin në kundërshti me pesë nene të Kushtetutës së vendit.

Trembëdhjetë muaj pasi pranoi ankesën, Gjykata Kushtetuese nxori aktgjykimin me të cilin vendosi që të rrëzoj vendimet e Kuvendit të Kosovës për miratimin e 12 ligjeve në seancat e 5 Dhjetorit 2024.

Gjykata konstatoi se procesi i vendimmarrjes për miratimin e 12 ligjeve, nga 15 sa ishin kontestuar gjithsej, bie ndesh me pesë nene të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“… nuk janë në përputhshmëri me nenet 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], 7 [Vlerat], 74 [Ushtrimi i funksionit], 76 [Rregullorja e punës] dhe 77 [Komisionet] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

Kësisoj me pesë vota për dhe dy kundër, Gjykata vendosi që të shfuqizojë vendimet përmes së cilave janë miratuar: Ligji për Shërbimet e Pagesave; Ligji Kundër Dukurive Negative në Sport; Ligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizmit; Ligji për Provimin e Maturës Shtetërore; Ligji për Banim Social dhe të Përballueshëm; Ligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim; Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor; Ligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Prokurorinë Speciale; Ligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore; Ligji për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore; Ligji për Inspektoratin Qendror të mjedisit, ujërave, natyrës, ndërtimit si dhe mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore; dhe, Ligji për Lojërat Mesdhetare 2030.

Ndërkaq, njëzëri Gjykata konstatoi se vendimet për miratimin e tri ligjeve tjera po atë ditë, janë në përputhje me Kushtetutën.

Me këtë aktgjykim hapet rruga që Ligji për Bankat; Ligji për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut; dhe Ligji për Gjykatën Administrative, të hyjnë në fuqi.

Ankesa në Gjykatën Kushtetuese ishte parashtruar nga 12 deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës nga legjislatura e tetë e Kuvendit.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika