Gjykata Kushtetuese ka bërë të ditur se ka shfuqizuar disa ligje të miratuara nga shumica parlamentare e Qeverisë Kurti gjatë legjislaturës së kaluar, duke i shpallur antikushtetuese 12 prej tyre.
Siç bëhet e ditur në akgjykimin e publikuat sot, nga gjithsej 15 ligje të kontestuara nga Partia Demokratike e Kosovës, vetëm tri kanë kaluar filtrin e kushtetutshmërisë dhe kanë mbetur në fuqi, njofton Dukagjini.
Kushtetuesja ka bërë të ditur se ka shfuqizuar vendimet për miratimin e Ligjeve për Shërbimet e Pagesave, atë kundër dukurive negative në sport, për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, për provimin e maturës shtetërore, për banim social dhe të përballueshëm, për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim, për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, për Prokurorinë Speciale, për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore, për Inspektoratin Qendror të mjedisit dhe atë për Lojërat Mesdhetare.
Ndërkohë, tri ligje të tjera – ai për Bankat, Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut dhe Gjykatën Administrative – janë vlerësuar në përputhje me Kushtetutën.
Kujtojmë se më 5 dhjetor, Kuvendi pati miratuar 20 ligje teksa votimi ishte bërë pa praninë e opozitës e duke iu shmangur afateve të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit.
Sipas aktgjykimit të Kushtetueses, Kuvendi gjatë miratimit të 12 ligjeve antikushtetuese, të gjitha të hartuara nga Qeveria Kurti sipas zotimeve dhe programit të saj politik, shkeli nenin kushtetues që rregullon formën e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit në vend; atë që përcakton vlerat themelore të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës; nenin që rregullon ushtrimi i funksionit të të zgjedhurve të popullit; atë që rregullon funksionimin e Kuvendit sipas rregulloreve të punës; dhe nenin e Kushtetutës që rregullon dhe përcakton rolin e komisioneve parlamentare në Kuvend./Dukagjini.