Gjykata rumune ia zgjat arrestin shtëpiak Andrew Tates

Një gjykatë në kryeqytetin e Rumanisë vendosi më 18 korrik që t’ia vazhdojë arrestin shtëpiak për edhe 30 ditë influencuesit kontrovers Andrew Tate

Andrew Tate në një video të postuar në Vimeo.

Një gjykatë në kryeqytetin e Rumanisë vendosi më 18 korrik që t’ia vazhdojë arrestin shtëpiak për edhe 30 ditë influencuesit kontrovers Andrew Tate.

Tate akuzohet për përdhunim, trafikim me njerëz dhe për krijimin e një grupi kriminal me qëllim për t’i shfrytëzuar seksualisht gratë.

Vendimi i Gjykatës së Bukureshtit vjen një muaj pasi prokurorët ngritën aktakuzë edhe formalisht ndaj yllit 36-vjeçar të rrjeteve sociale, si dhe ndaj vëllait të tij dhe dy grave të tjera në rastin e njëjtë.

Të gjithë katër të pandehurit – të cilët u arrestuan në fund të muajit dhjetor në Bukuresht – do të mbahen në arrest shtëpiak edhe për 30 ditë të tjera.

Tate dhe të tjerët i kanë mohuar të gjitha akuzat.

Në padinë e dorëzuar në gjykatën në Bukuresht, është thënë se katër të pandehurit e kanë formuar një grup për krim të organizuar më 2021 për të kryer trafikim me njerëz në Rumani, por edhe në shtetet e tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Aty janë përmendur shtatë viktima që kanë thënë se janë rekrutuar nga vëllezërit Tate përmes premtimeve të rreme për dashuri dhe martesë.

Të pandehurit dyshohet se i kanë detyruar disa gra që të marrin pjesë në pornografi dhe materialet më vonë janë publikuar në rrjetet sociale. /REL

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika