Gjykata Supreme: Disa të akuzuar për korrupsion u liruan “gabimisht”

Nga mosvlerësimi i duhur i provave e aktakuzat e dobëta, në disa raste kishin sjellë përfundimisht lirimin e të akuzuarve për korrupsion. Gjykata Supreme, për disa raste ka nxjerrë aktgjykime, ku ka evidentuar shkelje të dy shkallëve të para





Aktakuzat për korrupsion janë ngritur, por epilogu i shumicës prej tyre, ka qenë në favor të të akuzuarve.

E në disa aktgjykime të tilla të gjykatave themelore e asaj të apelit, Gjykata Supreme, kishte gjetur shkelje ligjore, që përfundimisht kishin shkuar në dobi të të akuzuarve.

Një rast i tillë, është ai për një doktor në Gjilan, që kishte shpëtuar pa u dënuar, shkaku i lëshimeve të dy shkallëve të para.

Supremja në aktgjykimin e saj ka gjetur se disa prej provave, prej më të rëndësishmeve, nuk ishin vlerësuar drejtë, përfshirë këtu edhe deklarata e të dëmtuarit.

“Në arsyetimin e aktgjykimit të Gjykatës së Apelit lidhur me këtë deklaratë thuhet: “Deklarata e të dëmtuarit – dëshmitarit M.O e dhënë gjatë shqyrtimit gjyqësor është kontradiktore, ngase ai fillimisht në Prokurori kishte deklaruar se i pandehuri asnjëherë direkt nuk i kishte kërkuar të holla …”, por në të vërtetë i dëmtuari gjatë hetimeve në deklaratën e tij dhënë para prokurorit ka theksuar se pasi që janë marrë vesh me të pandehurin që nënën ta bëj operacion në Klinikën e Qytetit, ai i ka kërkuar 500 euro për pej dhe 500 euro tjera i duhen “me i qaros disa kolegë të mi dhe nuk po mbet kurgjo”. Kjo dëshmi është plotësisht e pranueshme, kredibile dhe provë e drejtpërdrejtë”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Supreme.

Në arsyetim, Supremja ka renditur edhe disa shkelje të tjera.

Ish-kryetari i Supremes, Fejzullah Hasani, tregon se ky është vetëm një prej rasteve kur shkalla e tretë e drejtësisë ka gjetur se janë bërë favore në dobi të të pandehurve të cilët kanë qenë duke u gjykuar për korrupsion.

“A ka edhe vendime të korrupsionit, patjetër që ka edhe vendime të tilla që Gjykata ka vlerësuar se edhe shkalla e parë edhe shkalla e dytë ka vendosur në favor të të pandehurit dhe aktgjykimet e shkallës së parë dhe të dytë janë marrë me shkelje ligjore për të cilat ka pasur përfitime i pandehuri dhe vetëm e ka konstatu shkeljen sepse nuk i ka lënë ligji mundësi të tjera”, ka thënë Fejzullah Hasani – Ish-kryetar i Gjykatës Supreme.

Në lirimin e personave të akuzuar për korrupsion, Hasani thekson se kanë ndikuar edhe aktakuzat e dobëta.

“Në fund ju e keni pa edhe vet që kanë dalur me aktgjykime liruese. Për bindjen time, për faktin se prokurorët kanë ngritur komplet akuza të tilla me defiçienca që është ditë apriori që do të ketë një fund të tillë, pasi që Gjykata kërkon argumente, kërkon prova”, shtoi Hasani.

Në Kosovë këtë javë është shënuar “Java kundër Korrupsionit”, ku është theksuar rëndësia e luftimit të kësaj dukurie.





Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

Të fundit nga rubrika