Gjykimi ndaj Shalës, dëshmitari i shtatë vazhdon dëshminë me përmbajtje të redaktuara dhe private

Dëshmia e dëshmitarit të shtatë në gjykimin ndaj Pjetër Shalës po vazhdon me sesione private

Pjetër Shala

Dëshmia e dëshmitarit të shtatë (me kodin 1) në gjykimin ndaj Pjetër Shalës në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), po vazhdon me sesione private dhe përmbajtje të redaktuara.

Pak pjesë të dëshmisë së tij janë duke u dhënë në sesion publik, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kur u pyet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për incidentet në zyrë në shtabin e Kukësit, përmbajtja e dëshmisë ishte e redaktuar.

Kurse, seanca vazhdoi në gjysmë të një pjese të dëshmisë së dëshmitarit, i cili përmendi edhe Sabit Gecin.

‘‘..500 herë kena pas rrahje, herë kanë ardhë do e herë do tjerë, me emra p’i harroj kapak, na kanë rrah me shuplaka, se i kanë detyru me i sjellë njani-tjetrit, atë ditë ka qenë Sabiti aty, se për tjerët po harroj edhe kush ka qenë, Sabiti nuk i ka ra kujt, po kanë sjellë kta tjerët, se s’ka pas karrige ku mu ulun, se u kanë me dy kto, se u kanë si invalid se me pas naj karrige nashta kish sjellë naj troh’’, tha ai.

Tutje, ai tha se Gecin e njeh nga viti 1991 dhe e di që ishte plagosur nga forcat serbe dhe se ka ecur me paterica.

I pyetur se a e dinte nëse kishte Sabit Geci nofkë, ai tha se ‘‘po, e kanë thirrë ‘‘qopa’’, edhe unë e kam thirrë qashtu gjithmonë prej që e njoh’’.

Kur e sqaroi kuptimin e saj, ai tha se nënkuptonte ‘‘që ec pak si shtremt’’.

Ndërkaq, kur prokurori Filippo De Minicis pyeti dëshmitarin për dritaren nga dhoma e ndalimit ku shihej gjithë shtabi, përmbajtja ka qenë e redaktuar dhe seanca më tutje ka vazhduar në sesion privat.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika